[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Votohet në Qeveri nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës



Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu nëpërmjet një postimi në Fcaebook ka bërë me dije se Qeveria e Kosovës ka votuar nismën e Ministrisë së Drejtësisë për lidhjen e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës.

“Qëllimi i kësaj nisme është thellimi i bashkëpunimit në fushën e Ndihmës së Ndërsjellë Juridike në çështjet penale, duke përfshirë sekuestrimin dhe konfiskimin e të ardhurave nga krimi, komunikimi i drejtpërdrejt në mes të organeve tona gjyqësore, grupet e përbashkëta hetimore, Transferimin e Procedurës Penale, si dhe marrjen e dëshmive, duke përfshirë edhe marrjen e dëshmive përmes video-konferencës.” shkruan Haxhiu në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot, Qeveria votoi nismën e Ministrisë së Drejtësisë për lidhjen e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës.Qëllimi i kësaj nisme është thellimi i bashkëpunimit në fushën e Ndihmës së Ndërsjellë Juridike në çështjet penale, duke përfshirë sekuestrimin dhe konfiskimin e të ardhurave nga krimi, komunikimi i drejtpërdrejt në mes të organeve tona gjyqësore, grupet e përbashkëta hetimore,

Transferimin e Procedurës Penale, si dhe marrjen e dëshmive, duke përfshirë edhe marrjen e dëshmive përmes video-konferencës.Lidhja e kësaj Marrëveshjeje, do të rezultojë në rritjen, përmirësimin dhe plotësimin e infrastrukturës ligjore dhe institucionale të sistemit të drejtësisë në Kosovë, përmes avancimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale.

Menu Title