[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Vushtrria me 14 të infektuar me Covid-19/ Kishin bërë vizita familjare në Ditën e Bajramit



Qyteti i Vushtrrisë sot është prekur me 14 persona të infektuar me Covid-19.Të gjithë këto janë raste kontakti dhe sipas vendbanimit janë 5 raste në Ceceli, 4 raste Vushtrri, 4 raste Mihaliq dhe 1 rast Bajskë.

Siç bën të ditur komuna e Vushtrrisë këto janë raste kontakti e të cilat janë të ndërlidhura  familjarisht mes vete ose që janë shkaktuar nga lëvizjet e pakontrolluara gjatë festës së Fitër Bajramit, në vikendin e kaluar.

Sot më 01 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë konfirmuar 14 raste me Covid19 nga Komuna e Vushtrrisë (sipas vendbanimit: 5 raste Ceceli, 4 raste Vushtrri, 4 raste Mihaliq dhe 1 rast Bajskë).

“Të gjitha janë raste kontakti, të ndërlidhura familjarisht ose tërthorazi në mes veti dhe që janë shkaktuar kryesisht si rezultat i lëvizjeve të pakontrolluara gjatë festës që sapo e kaluam sepse nuk e kanë ditur që janë të infektuar me Covid.

Për ne dhe për ju kjo betejë është rraskapitëse, çdo hapje që kemi bërë në interes të mirëqenies së qytetarëve bartë edhe rrezikun me vete sepse virusi është ende në mesin tonë”, thuhet ë njoftimin e komunës.

Sipas tyre mbyllja e serishme e qytetit aktualisht nuk është opsion, andaj kanë bërë thirrje tek çdo qytetarë që të kujdesën më shumë për vetën e tyre dhe familjet e tyre.

“Mbyllja e qytetit sërish l nuk është opcion. Situata për kundër numrit të rritur është e menaxhuashme. Secili qytetar është përgjegjës për vehtën dhe familjen e tij.

Ju lutemi KUJDES. Ruajeni vehtën e familjen tuaj dhe qytetin tonë nga Coronavirus. Të gjitha familjet e prekura janë në kujdes të Shtabit Emergjent Komunal dhe janë në vetizolim.

Ju faleminderit për mirëkuptim!”, përfundon njoftimi.

Menu Title