.
×

WOW! Ata kanë tre muaj bashkë, por shihni çfarë thotë tani Gigi Hadid për lidhjen e Duas dhe Anwar



Pas ndarjes nga Isaac Carew, Dua Lipa nisi romancën e re me vëllain e motrave Hadid, Anwar-in.Ata u panë kudo së bashku dhe u filmuan shpesh në momente intime, ndërkohë që burime pranë çiftit kanë treguar se Dua dhe Anwar kanë vendosur të bashkëjetojnë.

Dua ia ka prezatuar të dashurin familjarëve të saj dhe po ashtu ka bërë dhe Anwar.

Madje, dy motrat e tij, Bella dhe Gigi, kanë simpati të madhe për këngëtaren. Së fundmi, Gigi ka publikuar në Instastory një foto të çiftit dhe krahas saj ka shkruar:

“Ok, i dua kaq shumë këta të dy”- duke treguar se shkon shumë mirë me kunatën dhe e mbështet plotësisht lidhjen e tyre.