.
×

Yll Limani në baladën e re: Harroje krejt dashurinë që dikur unë ta dhashë



Yll Limani me të drejt mund të konsiderohet si këngëtari i baladave.

 

Këngëtari ka vendosur edhe një të tillë në ditët në vazhdim, për të cilën ka filluar edhe punën e regjistrimit.

 

 

Artisti shihet në një studio teksa këndon disa prej vargjeve të këngës që ka për tematikë ka dashurinë.

 

 

Në fakt, ai ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një video të shkurtët nga projekti më i ri, përfshirë edhe një strofë nga teksti që e ka shkruar vet.

 

“Po të lutna ma mirë të bije me shkuar sa nuk është vonë. Më mirë ndiqi ëndrrat tua, lej kujtimet mua më harro. Harroje krejt dashurinë që dikur unë ta dhashë. E ndoshta me ndonjë jetë tjetër mundemi ne dy me qenë bashkë”, janë vargjet e reja të këngës së Yllit.

 

Ndryshe, këngëtari do të sjell edhe këngë të tjera gjatë këtij viti dhe do të mbajë disa koncerte.