.
×

Zafir Berisha thotë se anëtarët e NISMA’s që aderuan në PDK s’i ka para me vite



Kreu i Nismës Social Demokrate në Prizren, Zafir Berisha i ka reaguar kreut  të PDK-së, Kadri Veselit që sot prezantoi si aderime disa persona të kësaj komune.

Në një shkrim në Facebook, Berisha po thotë se Veseli i ka marrë disa kuadra me të cilët po pretendon që të luftojë hajninë, duke thënë se të njejtit kanë kaluar në PDK nga partitë AAK dhe NISMA, por, që sipas Berishës të njejtit ka vite që nuk i ka parë në zyret e partisë.

Ai i ka akuzuar ata edhe që kanë thyer zyret e partisë në Prizren.

Ja postimi i plotë pa ndërhyrje:

Haha, Kadri Veseli i paska marrë disa “kuadra” për me “luftu“ hajnin!
E ftoj publikisht atë, që “anëtarët” e rinjë të tij, disa që me vite nuk i kam parë e disa që para disa dite më kanë vjedhur zyren e partis në Prizren, t’i kthejnë gjërat me vlerë, e pastaj me ta dhe me sojin e tyre le ta lufton hajnin dhe korrupsionin!
“Kadri ku gjete karamelat”…
Zafa