.
×

Zarfet nga Serbia dhe gjasat e anëtarësimit të Kosovës në Interpol – flet Nuredin Ibishi



Njohësi i çështjeve të Sigurisë, Nuredin Ibishi, ka vlerësuar se zarfet e ardhura nga Serbia dhe dyshimet për helmim, është dukuri jo e rëndomtë, por ka një të vërtetë që pas kontaktit me to pasuan reaksionet.”Ka të bëjë me një dukuri jo të rëndomtë.

Ka spekulime të ndryshme, por realiteti është se përfshirja e kësaj mase për të gjithë ata që patën kontakt në të erdhi deri tek ‘helmimi’”.”Tendenca ta mbajë Listën Serbe në këtë monopol, që ata të mos depërtojnë brenda 10-ëshes, është mund të jetë një nga format e shërbimeve sekrete që mund ta bëjnë këtë formë helmimi”.

”Mund të jetë edhe adresimi i tillë mes formave të tjera. Kjo më kujton helmimin masiv të nxënësve gjatë viteve ’90-ta. Erdhën atë kohë delegacione, dhe top-lajmet ishin që nuk ka helmim në Kosovë”.”Nuk mund të jetë kjo një histeri, siç ndodhi helmimi masiv i nxënësve, por është një gjendje që është trajtuar, por është një pjesë e sektorit të sigurisë pasi edhe presidenti edhe kryetarja e KQZ-së thanë se e kanë diskutuar këtë çështje”.Ibishi në Sytë 7 të Klan Kosovës, tha se në këtë situatë edhe AKI do të luajë rolin e vet, ndërsa theksoi që institucionet e sigurisë duhet të jenë më të kujdesshme.

”Në formë retroaktive, edhe AKI do të luajë rolin e vet. Institucionet e sektorit të sigurisë duhet të jenë shumë të kujdesshme”.”Nuk duhet ngritet shqetësim në opinion sepse janë marrë masat, janë bërë edhe diagnostikimet. Por siç dihet nga helmet mund të ketë pasoja të menjëhershme, disaditëshe por edhe të përhershme”.

”Është pak e rëndë se në mesin e 26-ve, kanë qenë edhe dy shtatzëna”.Nuredin Ibishi gjithashu ka folur edhe për mundësitë që Kosova ka kësaj here për tu anëtarësuar në Interpol.”Ne nuk kemi bërë lobimin e duhur që Kosova të jetë pjesë e Interpolit. Disa ishuj pranohen me disa mijëra banorë, e ne Kosova me mbi 100 njohje të vendeve. Ka munguar lobimi edhe këtë vit ka rënë lobimi, ne nuk ja kemi dalë në krahasim me kundërshtarët tanë”.

”Mund të ndodhë befasi e papritur, por ne nuk e kemi kryer detyrën tonë. S’kemi si t’ju drejtohemi miqve dhe vendeve që na kanë njohur si shtet, kur për lobim nuk iu është drejtuar direkt atyre. Fatkeqësia e madhe është që MPB dhe e Jashtme kanë dështuar në lobim”.Por çka nëse edhe këtë herë Kosova dështon në anëtarësimin në Interpol?”Është shumë vonë, delegacioni ka shkuar me shumë vonesë, pasi nuk u pranua nga autoritetet e Kilit. Mund të ketë një befasi për tu pranuar, por krejt në fund gjasat janë shumë të vogla”.”Mospranimi në Interpol, ngelë një vrimë e zezë në luftimin e krimit ndërkombëtar. Përkundër që policia e Kosovës ka dhënë një kontribut të shkëlqyeshëm, ne ende mbetemi jashtë Interpolit. Mungesa e lobimit të institucioneve tona, ka qenë efekt për një rezultat të tillë ku jemi sot jashtë Interpolit”.