[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zbardhen detaje nga takimi në Londër: Kurti kërkoi njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia



Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë takimit të BERZH’it në Londër ka kërkuar reciprocitet dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, shkruan Gazeta Metro.

Këtë e ka bërë të ditur Zëvendëspresidenti i BERZH, Jurgen Rigter, përmes një shkrimi në rrjetin social Tëitter.

“Diskutim i mrekullueshëm gjatë BERZHIT. Ana Brnabic thotë se tregtia rajonale është thelbësore për sigurinë në rajon. Albin Kurti kërkon për reciprocitet dhe njohje të pavarësisë së vendit”, ka shkruar ai.

Në takimin e BERZH’it në Londër po marrin pjesë të gjithë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe qëllimi është që të prezantohen sektorët me mundësi të mëdha investimi.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, apo shkurt BERZH, ka për qëllim përdorimin e investimeve si një mjet për të ndërtuar ekonomitë në vendet që janë në zhvillim.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës do të shkojë me kërkesa specifike për ndihmë në fonde nga donatorët, ashtu si edhe qeveritë e rajonit.

Kujtojmë se Brnabic nuk ka qenë e pranishme në Konferencën e Sigurisë në Munih, andaj ky pritet të jetë takimi i parë i saj me Kurtin.

Menu Title