[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zbardhet misteri: Ja çfarë i shkroi në të vërtetë Albani Tayna-s në foton superseksi



Ditën e djeshme Tayna përshëndeti fansat e saj në Instagram, me një foto super seksi ku shfaqej si në xhungël. Ajo dukej si versioni femër i Tarzanit, ose le të themi më mirë si Jane, shkruan Botapress.info

Por ai që na tërhoqi vëmendjen ishte komenti i këngëtarit Alban Ramosaj, i cili u bë misteri i ditës pasi nuk kuptohej në asnjë gjuhë të botës.

“Naaa civengaaa bagadici babaaa *hummmmm wenga taaa* “, ishte komenti i Albanit që habiti ndjekësit e këngëtares.

Por përmes një kërkimi “Botapress ” zbulon se kjo shprehje është një varg kënge që e kemi dëgjuar të gjithë në filmin vizatimor “Mbreti Luan”.

Më saktë, këto janë vargjet që hapin këngën, por sigurisht të shkruara ashtu siç dëgjohen nga këngëtari.

Për ta ilustruar mund të dëgjoni këngën e trailerit të ri të “Lion King” pas 40 sekondave, shkruan Botapress.info

Në të vërtetë, vargjet janë: “Nants ingonyama bagithi Baba/Sithi uhm ingonyama” dhe nënkuptojnë se “Një luan po vjen, baba” ose “Një mbret po vjen, baba”.

Pra shkurtimisht, Albani e quajti Tayna-n një luaneshë.

 

Menu Title