[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zbulohet engima e posterëve ku shfaqeshin Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj



Para disa dite në disa pjesë të kryeqytetit ishin vendosur disa posterë enigmatikë ku aty shfaqeshin politikanët kosovar, Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj, duke i shprehur dashurinë dikujt.

Kështu sot në Ditën e të Dashuruarve është zbuluar sekreti i kësaj enigme. Pjesë e kësaj enigme është skulptura e heroit biblik Davidit, e autorit Mikelanxhelo Buonarti. Poshtë kësaj statuje shkruan ‘Konferenca e Rektorëve’, e cila del të jetë dashuria e përbashkët e Kadri Veselit e Fatmir Limajt.

Ky reagim me postere duket se ka ardhur pas ngjarjeve të fundit në universitetet publike për mosakreditimin e programeve studimore. Se kush fshihet prapa pjesës së munguar të posterit, do ta merrni vesh më 14 shkurt, në ditën e të dashuruarve”, patën paralajmëruar ideatorët anonimë të këtij posteri.

 

 

Menu Title