[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zemaj akuzon PAN’in: Në këtë qeveri është vjedhur edhe në lapsa e fletore



Botapress 5 Shtator – Një debat me temë luftimin e korrupsionit po zhvillohet në emisionin “Pressing”, në televizionin T7. Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka akuzuar koalicionin PAN që ka drejtuar Qeverinë e Kosovës për dy vite.

Zemaj ka thënë se në këtë qeveri është vjedhur në çdo vend.

“ Është vjedhur edhe në lapsa e fletore. Është vjedhur edhe në përmendore të dëshmorëve. Është vjedhur edhe në ndërtimin e përmendoreve. Është vjedhur edhe për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Zemaj

Ai tutje ka thënë se për Kosovës ishte gjë e mirë rënia e qeverisë.

“ Ka ndodhur gjëja më e mirë për Kosovën që kjo qeveri ka rënë. Vazhdimi i saj do të ishte vetëm e dëmshme për vendin”.

Menu Title