[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zemaj e Tërnava flasin për masat kundër COVID-19, a do të mbyllen prapë xhamitë?



Botapress 11 Korrik – Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se është takuar sot me kryetari i BIK, Naim Tërnava.Zemaj ka theksuar se me Tërnavën kanë diskutuar në lidhje me Pandeminë dhe i ka falenderuar për kontributin e tyre në përkrahje të institucioneve në këtë situatë të ndjeshme në të cilën po kalon vendi.

“Vlerësuam së bashku si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin midis institucioneve, BIK-ut dhe qytetarëve, me qëllim që të zbatohen masat e ndërmarra, në funksion të parandalimit të përhapjes së mëtejme të Covid-19, në këtë kohë kur kontributi i secilit në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së popullatës është i pazëvendësueshëm” shkruan Zemaj.

Shkrimi i plotë i Zemajt: Me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava dhe Kryeimamin Sabri Bajgora biseduam sot për situatën rreth Covid-19 në Kosovë dhe i falënderova ata për kontributin e BIK në përkrahje të institucioneve për ruajtjen e shëndetit publik në përballje me pandeminë Covid-19.

Vlerësuam së bashku si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin midis institucioneve, BIK-ut dhe qytetarëve, me qëllim që të zbatohen masat e ndërmarra, në funksion të parandalimit të përhapjes së mëtejme të Covid-19, në këtë kohë kur kontributi i secilit në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së popullatës është i pazëvendësueshëm. Nga ky takim kërkuam nga popullata kujdes maksimal duke iu përgjigjur zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria dhe rekomandimeve të IKSHPK-së për të ruajtur veten dhe të tjerët në këtë kohë të sfidës me pandeminë Covid-19.Bashkë për shëndetin e njëri-tjetrit, për shëndetin e qytetarëve tonë!

Menu Title