[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zëvendëspresidentja e Iranit infektohet nga koronavirusi



Zëvendëspresidentja e Iranit është diagnosifikuar me koronavirus, ka raportuar transmetuesi pubik i shtetit.

Masoumeh Ebteker është në mesin e 254 njerëzve të infektuar me koronavirus në shtetin e Lindjes së Mesme, ku 26 njerëz kanë vdekur nga shpërthimi i këtij virusi, transmeton Gazeta Express.

Ajo njihet ndërkombëtarisht si përkthyese mes pengjeve të marra dhe rrëmbyesve të tyre në vitin 1979 në Tehran, kur u rrethua ambasada amerikane, që njihet si kriza diplomatike e 444 ditëve.

Në Iran janë shtuar 106 raste vetëm gjatë 24 orëve të fundit, ka njoftuar ministri iranian i Shëndetësisë të enjten.  Pas Kinës, ku epidemia, Irani është shteti i dytë në botë me numrin më të madh të të prekurve nga koronavirusi.

Autoritetet iraniane kanë kërkuar që të anulohen lutjet e së premtes nëpër xhamitë e Tehranit.

Ditë më parmë mediat botërore, duke cituar mediat iraniane, se nga koronavirusi është prekur edhe zëvendësministri i Shëndetësisë.

Menu Title