.
×

Zhvillimet më të fundit brenda takimit Kurti – Mustafa



Botapress, 14 Dhjetor-Burime të Koha.net brenda LDK-së kanë thënë se marrëveshja për bashkëqeverisje me VV-në është “larg”.“Jemi larg [arritjes së marrëveshjes].

S’ka ndonjë përafrim aktualisht”, ka thënë ky burim, i afërt me procesin negociator.Pak pas orës 16:00, një takim i ri mes liderëve të VV-së e LDK-së, Kurti e Mustafa, ka filluar në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë, burimi shprehet skeptik se ky takim do të prodhojë ndonjë rezultat pozitiv, duke mos treguar se ku qëndrojnë ndasitë mes tyre, ndonëse çështja e postit të Presidentit dihet tash e sa kohë që është ajo që ka prolonguar arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.