.
×

Zotimi i madh i Dardan Molliqajt: Po, jap dorëheqje përgjithmonë nga politika nëse kjo i ndodhë PSD-së në zgjedhje



Deputeti i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj ka dhënë një zotim të madh.

Ai në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka theksuar se nëse partia e tij nuk arrin ta kalojë pragun në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, atëherë ai dorë hiqet përgjithmonë nga politika.

“Nëse nuk e kalon pragun PSD, atëherë unë jap dorëheqje”, tha Molliqaj.Ai po ashtu ka thënë se aty ku do të jetë PSD do të jetë fitues edhe koalicioni.

Ndërkaq, analisti politik, Astrit Gashi ka thënë se në sondazhe PSD po del 3.5 për qind.Sipas tij, PSD e vetme do të arrijë që ta kaloj pragun.“Praktika ka treguar se në Kosovë, kur një parti del në sondazhe 3.5 për qind, atëherë e kalon pragun”, ka thënë ai.