[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zyrtari i AKK-së: Çdo lëvizje që cenon integritetin territorial të Kosovës duhet të jetë i papranueshëm nga Shqipëria



Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ali Berisha, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se projekti i mini shengenit është i pakuptimtë për Kosovën kur ende nuk ka njohje reciproke me Serbinë.

Ai tha se Kosova duhet të ketë orientim të qartë drejtë BE-së dhe NATO-s.Ai shton se Serbia po vazhdon të armatoset nga Rusia e Shqipëria po e pranon këtë gjë ku edhe dje u publikua harta e procesit të mini-shengenit ku Kosova aty ishte pjesë e Serbisë.

Sipas Berishës çdo gjë që e cenon integritetin territorial të Kosovës dhe sovranitetit duhet të jetë i papranueshëm edhe nga ana e Shqipërisë sepse Kosova është shtet i pavarur.Më poshtë  e gjeni shkrimin e plotë të tij:Përderisa Kosova nuk njihet nga Serbia, është i pakuptimtë shengeni Ballkanik, duke pasur parasysh faktin se po ashtu në këtë proces skandaloz nuk janë përfshirë Sllovenia dhe Kroacia.

Orientimi ynë drejt BE-së dhe NATO-s, duhet te jetë i pa lëkundur.Serbia po armatoset me tekniken më të rëndë luftarake nga Rusia.

T’i mbyllësh sytë para kësaj situate është krejt e pa logjikshme dhe shumë e rrezikshme në këto rrethana.Publikimi i hartës, ku Kosova është brenda hartës së Serbisë dhe heshtja e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë nuk do koment.Çdo lëvizje që e cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës duhet të jetë i pa pranueshëm si për Shqipërinë po ashtu edhe për të gjithë ata që e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur.

Menu Title