[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zyrtari i lartë i LDK-së: Mesazhi është i qartë, Amerika s’do zgjedhje, por zgjidhje



Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri është i vetmi nga të dyja taboret që ka folur për Media pas takimit të Grenell në LDK dhe VV.Muhaxheri ka komentuar praninë amerikane në Prishtinë duke thënë se një veprim i tillë është domethënës edhe për ndërtimin e qeverisë.

“Pavarësisht asaj që u tha, vet prania amerikane në Prishtinë, prezenca e lartë tregon, mendoj unë, se mesazhi është i qartë. Zgjedhje nuk duhet të ketë dhe të gjendet zgjidhje. Pra në orët në vazhdim të shohim a do të ketë lëvizje”, tha Muhaxheri.

Sipas Muhaxherit, reflektimi i takon Kurtit meqë tani është mandatar. Ai ka konfirmuar se as sot nuk ka pasur zhvillime sa i përket takimeve apo kontakteve Mustafa-Kurti.“Ne mbetemi në qëndrimin tonë. Nuk ka lëvizje dhe reflektimi i përket tani Kurtit, ai është mandatar dhe ashtu duhet të sillet. Oferta jonë mbetet dhe është shumë korrekte. Unë nuk kam dhënë ultimatume e as nuk po jap, porse deri të dielën e kemi caktuar në mënyrë që nëse nuk ka marrëveshje me ne, atëherë të ketë kohë për negociata të tjera. Mos t’i humbë koha Kurti”, shtoi Muhaxheri për RADIO 1.

Menu Title