[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

5 të infektuarit në Fushë-Kosovë, polici me familje: Koronavirusin e morën në Vushtrri



Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi se në mesin e 27 rasteve të reja me Covid-19, pesë janë nga komuna e Fushë Kosovës.

Bëhet fjalë për një polic bashkë me familjen e tij të cilët kishin pasur kontakt me një familjar të tyre në Vushtrri. Këtë për klankosova e konfirmoi zëdhënësi i komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli.

“Bëhet fjalë për një polic bashkë me familjen e tij, gruan dhe tre fëmijët. Janë raste kontakti me një familjar të tyre me vendbanim në Vushtrri”.

“Momentalisht janë duke u trajtuar në shtëpi të pesë antarët dhe janë në pritje të rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së”, deklaroi Topalli./Botapress.info/

Menu Title