.
×

A arriti të bëhet deputete nëna e kreatorit Valdrin Sahiti?



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 6 tetor, shkruan GazetaBlic.Kandidate për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ishte edhe Kumrije Sahiti, e cila njashtu është e ëma e kreatorit kosovar, Valdrin Sahiti.Sahiti nuk ka arritur të marr përkrahjen e mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Ajo mbajti numrin 57, ndërsa mori 3306 vota.Ndryshe, Sahiti jashtë politikës, ajo është drejtoreshë në Shkollën “Asim Vokshi” në Prishtinë, ndërsa më parë ka shërbyer të njëjtin post në Gjimnazin “Sami Frashëri”, në Shkollën Fillore “Faik Konica”, Drejtoreshë Cilësie në “Akademinë Evolucion”.