[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

A ka kapacitet që në Liqenin e Ujmanit të prodhohet më shumë energji elektrike se aktualisht?



Dikur i ndërtuar mbi lumin Ibër, liqeni i Ujmanit (Gazivodës) është shndërruar në një çështje mospajtimesh ndërkombëtare mes Kosovës dhe Serbisë. Me një gjatësi prej 23 metra dhe me një sasi uji prej 380 milionë kub, dy të tretat e liqenit gjenden në territorin e Kosovës e një e treta në Serbi.

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, në kuadër të së cilës, bashkë me amerikanët, parashihet hartimi i një studimi të fizibilitetit me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i energjisë dhe ujit për të dyja palët.Penda e Ujmanit është ndërtuar midis viteve 1970-1984. Hidrocentrali prodhon 32 megavat për orë energji elektrike. Por, a mund të prodhohet më shumë energji elektrike nga ai liqen?

Berat Lushtaku, Kryeshefi Ekzekutiv në N.P.H “Ibër-Lepenc” tha për lajmi.net, se për këtë është bërë më herët një studim nga Banka Botërore.“Të gjitha parametrat e bërë nga një studim i Bankës Botërore në vitet e 70-ta tregojnë se nga Ujmani mund të prodhohen 36 megavat energji elektrike në orë. Aktualisht, Hidrocentrali prodhon 32 megavat.

Nuk ka kapacitet më të mëdha që të prodhohet më shumë. Shpresojë se kjo gjendje do të vazhdoj kështu edhe më tutje, në mënyrë që t’i dërgojmë uji edhe Ferronikelit dhe për furnizim të TC Kosovës A dhe B. Për këto çështje konkrete nuk besoj që mund të ketë ndonjë studim tjetër të fizibiliteti”, tha Lushtaku.Kryeshefi Lushtaku tha, se Liqeni i Ujmanit është në pronësi të Ibër-Lepencit dhe pjesën e Republikës së Kosovës dhe për këtë thotë ai, ekzistojnë dokumentet e nevojshme.

“Ne e posedojmë të gjithë dokumentacionin, që nga elaborati i shpronësimit, në pjesën tonë dhe në pjesën e Serbisë e cila është pronë e gjitha e “Ibër Lepencit”, aksionar i së cilës me 100 për qind të aksioneve është Republika e Kosovës, dhe asnjë dokument tjetër nuk mund të dëshmojë të kundërtën. Ujmani është i Kosovës dhe nuk ka asnjë dilemë në këtë pikë”, shtoi tutje Lushtaku.Ky liqe artificial furnizon me ujë të pijshëm ujësjellësin e Mitrovicës dhe atë Prishtinës. Kurse, me ujë të papërpunuar, thotë Lushtaku, furnizon Korporatën Energjetike të Kosovës dhe kompaninë NewCo Ferronikeli, që gjendet në Drenas, si dhe për ujitje në disa rajone të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media nga Uashingtoni tha se janë dakorduar që të bëhet një studim i fizibilitetit nga Departamenti i Energjisë së SHBA-së për këtë liqe.“Pra, Departamenti për Energji i SHBA-së, të bëjë një studim të fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit për mënyrën se si do të përdoret uji i këtij liqeni në të ardhmen, si burim ujitje dhe si burim energjie. Vetëm kaq, kjo është e vërteta sa i përket kësaj çështje”, ka thënë Hoti.

Partitë opozitare kanë hedhur kritika të ashpër në drejtim të qeverisë lidhur me atë se pse ka lejuar që pjese e marrëveshjes të bëhet kjo çështje.Liqeni i Ujmanit vlerësohet një ndër pasuritë e Kosovës, i cili shtrihet në veri-perëndim të vendit, konkretisht në Komunën e Zubin Potokut, komunë kjo e banuar më shumicë serbe.Penda e Ujmanit është ndërtuar midis viteve 1979-1984. Liqeni i Ujmanit është më i madhi në Kosovë me sipërfaqe prej 11.9 kilometra katrorë dhe 370 milionë kub ujë. Hidrocentrali prodhon 35 megawatt për orë energji elektrike, kurse kanali Ibër Lepenc është 49 kilometra i gjatë.Penda në Ujman – mundëson akumulimin e ujit sasia e të cilit përdoret për: Prodhimin e energjisë elektrike në HC Ujman 2 x 17.5 MË – 95GWh/vit.Furnizimin e industrisë me ujë të papërpunuar: KEK-u, Feronikeli dhe Trepça.Furnizimin e ujësjellësve regjional me ujë të papërpunuar: Ujësjellësi regjional i Mitrovicës, Ujësjellësi regjional i Prishtinës (për Drenas), Furnizimin e bujqësisë me ujë për ujitje.

Menu Title