[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Aktorja e njohur tregon se është shtatzënë



Hilary Duff është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë.Aktorja 33-vjeçare bëri njoftimin emocionues në Instagram të shtunën herët në një video të shkurtër me burrin e saj, Matthew Koma.“Ne po rritemi. Kryesisht unë”, ishte mbishkrimi i yllit të ‘Disney’.

Hilary Duff dhe bashkëshorti i saj, Matthew Koma (Foto: Getty Images)Klipi tregon Matthew prapa Duff duke fërkuar barkun e saj.Ky do të jetë fëmija i tretë i Hilary, pasi ajo ndan një djalë, Luca, 8 vjeçar, me ish-burrin e saj Mike Comrie dhe një vajzë, Banks, një vjeçe me burrin aktual.

Dyshja u martuan në dhjetor të vitit 2019. Në atë kohë, ylli i “Younger” ndau një fotografi të saj dhe të partnerit përpara një makine ku shkruhej ‘Sapo e martuar’

Menu Title