.
×

Amerika jep më shumë se pesë milionë për Shqipërinë



Në Konferencën e Donatorëve të mbajtur më 17 shkurt në Bruksel, Shtetet e Bashkuara deklaruan se do të jepnin pesë milionë dollarë për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Kryeministri Edi Rama, ka falënderuar ambasadoren e ShBA-së, Yuri Kim që i ka dhënë lajmin e mirë se Amerika do të rrisë shumën për Rindërtimin.Reagimi i tij erdhi pas takimit mes tyre gjatë pasdites së sotme.

Në Twitter, kreu i qeverisë shqiptare siguroi transparencën për donacionet e dhëna nga shtetet pjesëmarrëse në Konferencën e Donatorëve.“Falënderoj ambasadoren e SHBA për lajmin e mirë se ShBA do ta rrisin shumën e deklaruar në Bruksel për Rindërtimin “-tha Rama.