.
×

Angjelina Krasniqi – Enxhi: Biblioteka publike



Ju ka ndodhur o njerëz ndonjëherë
Të pikturoni vetën vërdellisjes orës,
Të shiqoheni në pasqyrë herë-herë
Të vijezoni portretin tuaj para botës.

Keni parë të bardhuarat pantomime
Me cepa rënë përposhtë në dridhje,
Një hund të skuqur nga kundërmime
Një vetullë ngrysur që shfaqë mpirje.

Dhe dy puse të zinj nga terri i natës
Që trishtimi i ka mbush me një tepri,
Dhe flokët e thinjur nga dritë e borës
Që kapela e mendjes i mbledh me sy.

Keni heshtur para bibliotekës publike
Duke lexuar mendimet por dhe fjalën,
Keni shtrënguar shpirtin, rrugës n’ikje
Për të mos e prishur vet fjalë-bardhën!…

Jo çdo kush,lexon tjerë me rregulla strike,
Janë botë misteresh duartrokitjet publike!….