[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Angjelina Krasniqi- Enxhi: Ngrykim!



 

Shtrirë në shtrat e sëmur, e veshur me kujtime,
Sytë e drejtuar në dritaren, si të ishte një ekran,
Filloj ngjyrimshfaqja e vit-ikurave të jetës sime,
Kalonin pjesët, e në prehërin e shpirtit tim ranë!…

Ika në kohën, kur lëndines mes lulesh matesha
Kur me flokët e gjatë, thurrja çerdhen për zogj,
Me fjalën time të marrë nga nënë-mbretëresha
Statusin prej nëne ta ngrisja kala të lartë, t’fortë!…

Më ngrykoj shfaqja e ngrohtë shetitjes së dëlirë,
Njërin n’krah shtrënguar, tjetrin përdore, përbri,
Më pas, nëpër lëndinat bleroshe i lëshoja të lirë
Të tre bashkë përqafuar, thurem kuroren dashuri.

M’u ngjall shfaqja, kur ua dhashë ngjyrat e para,
Ulur rreth fletës së bardhë luanim lojën e piktorit,
Ngjyrat e jetës derdhnim lehtë nga e shpirtit ara
Çdo pikë ngjyre bëhej flutur, e dalë prej krahrorit!…

Eh, çastet kur u lija vetëm në dhomë me pasqyrë,
Arian-piktori, mbi fytyrëbrishtën lëshonte penelin,
Aurela vinte haplehtë, me një buzëqeshje n’fytyrë,
Thoshte:“Mami, mami, eja, në shtëpi kemi ylberin!“

Menu Title