.
×

Aprovohet vendimi për kompensimin e anëtarëve të bordit mbikëqyrës së Trepçës



 

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar propozim vendimin për caktimin e lartësisë së kompensimit të anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes së re energjetike të Kosovës.

Po ashtu, në këtë mbledhje është aprovuar edhe propozim vendimi për caktimin e lartësisë së kompensimit të anëtarëve të bordit mbikëqyrës së Trepçës, raporton lajmi.net.

Pikat në fjalë ishin përcaktuar si 15-16, mirëpo me kërkesë të ministrit Lluka, të njëjtat janë vendosur si pika të para. Arsyet e kësaj kërkese ishin pjesëmarrja e ministrit Lluka në varrimin e gazetarit Ibrahim Rexhepi.

Ai ka dalë nga mbledhja e Qeverisë./bp/