[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Armë, fishekë zjarri, shtatzëni e rreme, dokumente të falsifikuara”- Gjithçka që arriti të “bëj” Fjolla Morina



Fjolla Morina këto ditë ka qenë emri më i lakuar në medie, e krejt kjo pasi këngëtarja është arrestuar të shtunën në pikën kufitare në Morinë, së bashku me dy persona të tjerë që e shoqëronin gjatë udhëtimit. Në çantën e këngëtares u gjetën dy armë, njëra në bagazh, ndërsa tjetra në ulësen e pasme të veturës së tipit Audi Q7.

Deklarata që bëri këngëtarja pasi u arrestua ishte se ajo nuk e dinte se në atë çantë ishte pistoleta brenda, pasi kishte harruar se e kishte vendosur aty kohë më parë.

“Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë. E kam harruar aty, dhe e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë. Personat që ishin me mua në makinë nuk e dinin se unë kam pistoletë, pasi as vetë nuk e kam ditur se e kam në çantë pistoletën, e kisha harruar”, ishte deklarata e këngëtares.Më pas doli se këngëtarja ishte në muajin e dytë të shtatzënisë, mirëpo sot (22 shtator) Gjykata e Kukësit vërtetoi se ky ishte një dokument i falsifikuar, që Fjolla Morina t’i shpëtonte burgut, pasi sipas nenit 230 pika 2 është e pamundur që gratë shtatzënë të lihen në qeli.

Kurse, avokatja e saj, Aurora Guska tha se ato nuk janë armë zjarri, pasi njëra është pistoletë për të trembur qentë, ndërsa tjetra çakmak.“Kjo pistoletë nuk është armë zjarri, por pistoletë që përdoret për të trembur qentë apo kafshët e egra dhe për të dhënë sinjal në rast rreziku pasi bën zhurmë dhe qëllimi i përdorimit është në sport dhe ndryshe është pistoletë zhurmuese, ndërsa tjetra është çakmak”, tha Guska.

Në fund gjykata vendosi arrest shtëpie për këngëtaren e cila është e dëtyruar të qëndrojë në qytetin e Kukësit në një shtëpi me qera deri në përfundimin e hetimit dhe daljen e saj në gjyq për armëmbajtje pa leje.

Menu Title