[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Axha Hajriz, babai i gazetarit të ndjerë Bekim Kastratit ka një porosi për Gani Gecin:”Mos u dorëzo Gani!”



Botapress, 9 Prill – Gani Geci ka vizituar sot Hajriz Kastratin, babain e Bekim Kastratit, gazetarit të vrarë më 10.10.2001 në një pritë të organizuar në hyrje të Skenderajt. Gani ishte vetë cak i këtij atentati, ndaj me axhën Hajriz i lidh përveç atdhedashuria dhe lufta kundër falangave serbe e komuniste shqiptare edhe dhembja për Bekim Kastratin djalin e axhës Hajriz e shokun e Ganiut. Në një postim të tij bashkë me fotografinë e përbashkët Gani Geci ka shkruar: Me Hajriz Kastratin babain e Bekim Kastratit gazetarit të gazetës Kombëtare “Bota Sot” i cili u vra me datën 19 .10.2001 ne atentatin e përgaditur si pasojë e komunikatës nr. 59 nga “UÇK- ja e Banhofave” me ç’rast u vra edhe truproja e Presidentit Rugova Besim Dajaku dhe u plagosa rëndë unë ndërsa pa plag shpëtoj Shani Geci. Hajriz Kastrati edhe pse në moshë të shtyer gjithmonë i gatshëm të më jap kurajo për luftën e mëtutjeshme kundër kriminelve dhe mbështetësve të tyre që na vranë e na shanë. Mixha Hajriz më tha ni fjalë: Mos u dorëzo Gani, se ma shumë ke bërë ti për shokë tu të vrarë mas lufte se hallku që kanë bërë për vëllezër e prindër të vet. Ishalla jeton 100 vjet mixha Hajriz!

Menu Title