[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Bajrush Morina: Për Nenad Rashiqin dhe krejt nenadët që e njohin Pavarësinë e Kosovës



 

Nuk e kam takuar kurrë. Unë e njoh prej fillimit të karrierës së tij poliitke ndërkaq ai nuk besoj se ma mban në mend emrin edhe nesë e ka dëgjuar diku.
Por kjo nuk më ka penugar që prej se e njoh si lider politik serb e deri sot, të kam respektin personal për qytetarin Nenad Rashiq, por jo edhe aq për politikanin Nenad Rashiq.
Më ka ngazëllyer e folmja e tij e rrjedhshme në gjuhën shqipe, por ky ngazëllim imi për shqipen e Nenadit më ka rikthyer në do vite e kohëra tona të viteve të paraluftës.
Krahasimi është tepër banal, bile i padrejtë, aspak i qëlluar por…dreqi i marrtë këto kohra tona të liga janë të mira për njerëzit e këqinj e janë të këqija për njerëzit e mirë. Për njerëzit e mirë si Nenad Rashiqi, qytetar i Republikës së Kosovës.
Por qytetari Nenad Rashiq ka një problem në mentalitetin tonë ballkanik. Nëse je me “armikun” je “serb i ndershëm” apo je serb tradhtar.
Para lufte ne i kemi patur do “shqiptar të ndershëm”. Ata kanë qenë krejt ndryshe, krejt të tjerë nga Nenadi. Ata kane qenë koleboracionistë shqiptar me regjimin diktatorial serb.
Por ata kanë folur për Republikën e Serbisë, për të drejtat “e barabarta” të shqiptarëve nën regjimin serb e mutsihane të tjera.
Po ku janë sot ata?
Në Kosovë, nuk besoj! Në Serbin sigurisht se nuk janë dhe nuk ndihen më si shqiptarë!
Ndaj, Nenad, meqenëse në mentalitetin ballkanin tonin ende është gjendja “bullshit”, në Serbi e në Kosovë, atëherë nuk po kam dëshirë që edhe ti qytetari i mirë i Republikës së Kosovës me emrin Nenad Rashiq i përkatësisë serbe, të përfundosh në shtetin tonë si ata ish-bashkëkombasit tanë që në atë botë quheshin “shqipotarë të ndershëm”, kolaboracionistë me serbët e që sot nuk kanë as komb, as fe, as atdhe!
Jo ti Nenad i meriton të gjitha, kombin tënd, atdheun tënde, Republikën e Kosovës dhe besimin tënd ortodoks!
Por fatkeqësisht edhe serbët e sotëm, qeveritarë në Serbi apo në Kosovë, Nenad Rashiqin po e quajnë “serb të ndershëm”. Ndaj nuk ia japin votën Nenadit! I japin Rakiqit, që trupin e ka në Kosovë, biznesin e kontrabandën e bën në Kosovë, pagën e merr prej buxhetit të Republikës së Kosovës e punon kundër shtetit të Kosovës me direktiva nga Beogradi.
Por Rakiqi po fiton dhe Nenadi po humb!
Kjo është keqja jo vetëm për serbët e Kosovës por edhe për shtetin e Kosovës. Kushtetuta jonë e shkruar anglisht dhe e përkthyer shqip e serbisht njeh vullnetin e shumicës së përfaqësuesve serbë e jo vullnetin e atyre serbëve që kanë për qëllim përmirësimin e jetës së serbëve në Kosovë.
Po kush është fajtor pse po fiton Rakiqi e po humb Nenadi?
Në radhë të parë serbët!
Menjëherë pas tyre kasta politike shqiptare.
Serbët, sepse vazhdojnë të besojnë në ëndrrën e tyre se “Kosova është pjesë e Serbisë prandaj e votojnë Rakiqin.
Ndërkaq kasta politike shqiptare është fajtore që Nenadin e nenadët e tjerë i trajton si “serb të ndershëm!”.
Ky është gabim i pafalshëm edhe për Nenadin dhe nenadët e tjerë që e njohin realitetin e Republikës së Kosovës.
Krejt serbët që jën përkrahur nga partitë politike shqiptare kanë përfunduar humbës.
Njëfarë Petroviqi që u promovua nga Ramush Haradinaj më 2004 përfundoi si matrapaz.
Petkoviqi që u promovua nga PDK dhe Hashim Thaci, humbi dhe sot i është rrezikuar edhe jeta e tij në Serbi e në Kosovë.
Nenad Rashiqi po të mos pinte kafe me Albin Kurtin para zgjedhjeve të 6 Tetorit sot mbase do të mund të ishte deputet në Kuvendin e Kosovës.
Por Nenadi ka gabuar para 6 Tetorit e po gabon edhe pas 6 Tetorit të vitit të kaluar.
Nenadi dhe krejt nenadët e tjerë të Republikës së Kosovës duhe të rrijnë sa më larg kastës politike të Kosovës.
Atyre nuk u duhet as Hashimi, as Isa, as Albini as Ramushi e as Kadria apo Hajdari e Hyseni…
Ata nuk kanë pse përfshihen dhe përlyhen me politikën e klasës politike që marrin pushtetin në Kosovë.
Sepse po u përfshinë në politikën kosovare do të humbin votën e serbëve, të atyre serbëve që fatkeqësisht janë shumicë me mentalitetin “trupi në Kosovë e koka në Beograd”.
Krejt cka duhet të bëjnë Nenadi dhe nenadët e Republikës së Kosovës është të rrijnë sa më larg Hashimit, Isës, Ablinit, Kadrisë, Ramushit e Hasanit e Hysenit.
Dhe meqenëse nuk janë as me regjimin e Beogradit ata nuk duhet të jenë as me pushtetarët e Prishtinës.
Fundja, kryefajtorë për gjendjen e tyre, pra të minoritetit serb në Kosovë janë Vuciqi, Daciqi, Gjuriqi apo Dragani e Milani…ndërkaq bashkëfajtorë edhe Hashimi, Isa, Ramushi, Kadria apo Hasani e Hyseni…
Prandja Ti Nenad Rashiq dhe krejt nenadët e tjerë të Republikës së Kosovës: Rrini sa më larg politikanëve të Kosovës, nëse tashmë keni vendosur që të mos jeni “kokë e dirigjuar” nga Beogradi.
Shane sa të mundeni Vuciqin, Daciqin, Gjuriqin e Draganin e Milanin.
Por mos pini kafe as me Hashimin, as me Isën, as me Albinin,,,,
Mosni sepse Rakiqit dhe rakiqëve të tjerë ju jepni rast të ju quajnë “serb të ndershëm” apo edhe aq më keq “serb të shitur”.
Ju nuk e meritoni këtë nëncmim nga bashkëkombasit tuaj.
Por ju nuk keni pse të kërkoni poste e fotele nga kasta politike kosovare.
A e dini pse?
Sepse të dy palët për ju janë të njëjtë, kreyfajtorë apo bashkëfajtorë për gjendjen tuaj të pasigurtë për ty qytetar me emrin Nenad Rashiq, banor i Republikës së Kosovës.

Menu Title