[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Behxhet Krasniqi, tregon kush ia vrau vëllaun, kolonel Ahmet Krasniqin



 

Behxhet Krasniqi, vëlla i kolonel Ahmet Krasniqit i cili u vra më 21 shtotor të vitit 1998. Në përvjetorin e 22- të vrasjes së kolonelit dhe me rastin e zbulimit të shtatores së kolonel Krasniqit në Vushtri, thotë se vrasja e vëllaut të tij ishte e porositur nga armiqtë e Shqipetareve. Krasniqi ka falënderuar poashtu institucionet qendrore e lokale për përkujdesjen ndaj figurës dhe personalitetit të ministrit Ahmet Krasniqi shkruan Botapress.
Ja postimi i Behxhet Krasniqit në Facebook:

Te dashur miq dhe bashkepuntor te baces,dashamir te familes Krasniqi.
Me 21 Shtator eshte pervjetori i 22-te i vrasjes tinzare te Ahmet Krasniqit ish Ministrit te mbrojtjes se Republikes se Kosoves.
Akti i kryer dhe koha ne te cilen ka ndodhur,deshmojn se vrasja ishte e porositur nga anmiqet e Shqipetareve dhe e realizuar nga dora e zgjatur e tradhetis e cila me kete akt po ja bente nje argat anmikut tone shekullor-Serbis.
Dy vite me pare ndodhi rivarrosja e Ahmet Krasniqit ne Prishtine-,nen perkujdesjen e institucioneve te atehershme te Republikes se Kosoves.
Ndersa tani ne kete pervjetor, nen perkujdesjen e institucioneve komunale te Vushtrris, te udhehequra nga kryetari Xhafer Tahiri po behet zbulimi i shtatoras se baces ne sheshin Ahmet Krasniqi ne Vushtrri.
Me ket rast ne emer te familes Krasniqi,i falenderojm institucionet e komunes se Vushtrris si dhe te gjithe ata qe e kan ideue dhe mbeshtet realizimin e ketij projekti ne nderim te Ahmet Krasniqit-Heroit te Kosoves…

Si person i dyshuar esht intervistuar Astrit Shabani dyshohet qe ne bashk veprim me Ridavan Neziri te nxitur apo urrejtja politike me dashje kan privuar mga jeta XH .M me 23 nentor 2000
Te dyshuarit kan qen ish pjestar te UCK se me pas TMK kurse Ridavan Neziri pjestr i SHIK
Ne baz te deshmive te mbledhura te dyshuarit jan te perfshir ne nje mori krimesh A Sh esht i denuar per vrasje aktualish ne vuajtje te denimit dhe njifet se kishte urrejtje patologjike ndaj pjeses se LDK se

Kurse Ridvan Neziri konsiderohet person me rrezikshmeri te lart
Pjes e Sherbimit intelegjent SHIK ka dyshim te mir bazuar se shoqrohet me persona te nivelit te lart politik etj
Nje ashtu pjesmars ne nje mori krimesh kryesisht te karakterit politik
Besohet qe ka vepruar ne baz se preferencav dhe mos durimit politik

Një tjetër pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është intervistuar nga hetuesit e Prokurorisë së Gjykatës Speciale, nën dyshimin se është i përfshirë në vrasjen e një personi nga komuniteti serb dhe dy personave të tjerë nga komuniteti rom.

Mediat raportuan se bëhet fjalë për Astrit Shabanin, i cili është i dënuar për vrasjen e pesë personave, katër prej tyre romë dhe një shqiptar.

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Astrit Shabani, po vazhdon të vuaj dënimin në Burgun e Dubravës, ku edhe është intervistuar nga hetuesit e Prokurorit të Specializuar.

Ballkani.info ka siguruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për një kërkesë që i intervistuari prej hetuesve të Gjykatës Speciale, Astrit Shabani, ua kishte bërë lidhur me siç pretendon padrejtësitë në aktgjykimin e Gjykatës Supreme, Pn-Kr 56/2006, Gjykimin e Gjykatës Ap. Nr. 52/2004 dhe Aktgjykimin P. Nr.94/01 të Gjykatës së Qarkut të Prishtinës.

Parashtrues i kërkesës, Astrit Shabani, nga fshati Mramor i Prishtinës, kishte pohuar pa specifikuar ndonjë dispozitë të Kushtetutës, se e drejta e tij për gjykim të drejtë ishte shkelur për shkak të një dënimi të bazuar në prova që nuk ekzistojnë, me të cilin ishin shkel edhe parimet e ligjshmërisë dhe proporcionalitetit në çështjet penale.

Këtë kërkesë, parashtruesi Astrit Shabani e kishte paraqitur më 16 maj 2011 në Gjykatën Kushtetuese.
Por, vetëm një vit pas, përkatësisht më 20 mars 2012, kolegji shqyrtues e kishte shqyrtuar raportin paraprak të gjyqtarit raportues për këtë rast dhe i kishte rekomanduar Gjykatës Kushtetuese papranueshmërinë e kësaj kërkese.

Më 14 gusht 2003, Gjykata e Qarkut në Prishtinë me aktgjykimin P. Nr. 94/01, e kishte gjetur Astrit Shabanin fajtor për vrasje dhe e kishte dënuar me 20 vjet burgim, shkruan Ballkani.info.

Parashtruesi i kërkesës, Astrit Shabani, kishte paraqitur ankesë më pas në Gjykatën Supreme brenda afatit ligjor për “shkelje esenciale të Ligjit për Procedurë Penale, si dhe vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të fakteve dhe shqiptimin e dënimit të gabuar”.

Ai kishte kërkuar që Gjykata Supreme të anulonte aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut dhe ta kthente lëndën në gjykatën më të ulët për rigjykim, ta lirojë apo të vendoset një dënim i reduktuar.

Më 2 gusht 2005, Zyra e Prokurorit të Kosovës kishte rekomanduar që Gjykata Supreme të ndryshonte dispozitivin e aktgjykimit me qëllim që të pasqyrojë zbatimin e Rregullores së UNMIK-ut 2000/59 dhe të refuzonte ankesën e parashtruesit si të pabazë.

Por, më 21 nëntor 2005, Gjykata Supreme në Aktgjykimin Ap. 52/2004 pjesërisht e kishte aprovuar ankesën e parashtruesit dhe e kishte ndryshuar dënimin e tij në 18 vjet burgim.

Pjesa e mbetur e ankesës së parashtruesit të kërkesës ishte refuzuar si e pabazuar.

“Sa i përket kësaj kërkese, Gjykata vëren se vendimi origjinal i Gjykatës Supreme është i datës 21 nëntor 2005 dhe refuzimi i kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë është refuzuar nga Gjykata Supreme më 7 nëntor 2006, ndërsa kërkesa është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese më 16 maj 2011. Kjo do të thotë se kërkesa lidhet me ngjarjet para 15 qershorit 2008, kur Kushtetuta hyri në fuqi. Rrjedhimisht, kërkesa është jashtë afatit dhe për këtë arsye është e papajtueshme me dispozitat e Kushtetutës”, thuhet ndër të tjera në aktvendimin e Kushtetueses, ku konsiderohet se kërkesa është jashtë afatit “ratione temporis”.

Këtë vendim, Gjykata Kushtetuese e kishte marrë më 20 mars 2012.

I intervistuari prej hetuesve të Gjykatës Speciale, Astrit Shabani, më 18 gusht 2007 ishte arratisur vetë i 7-ti nga Burgu i Dubravës, i cili rreth një vit pas ishte kapur sërish gjatë një operacioni nga Drejtorati i Krimeve të Rënda të Prishtinës.

Lidhur me këtë arratisje të madhe nga burgu i Dubravës ishin arrestuar më pas 24 të dyshuar: 7 pjesëtarë të personelit korrektues të burgut të Dubravës, 4 të dyshuar për shtënie me armë nga pjesa e jashtme e burgut në momentin e arratisjes, 10 të dyshuar që i kanë ndihmuar të arratisurit, pas arratisjes, si dhe 3 të arratisur nga burgu: Burim Basha, Faton Hajrizi dhe Astrit Shabani./Ballkani.info/

I intervistuari i Gjykatës Speciale ishte ankuar në Kushtetuese për padrejtësi, por ishte arratisur edhe nga Burgu (DOK)

Menu Title