[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Bekim Jashari fton banorët e Skenderajt që ta gjejnë Egzona Feratin që u zhduk para një jave



Botapress, 24 Tetor – Kryetari Bekim Jashari ka kërkuar nga banorët e komunës së Skenderajt që t’i bashkangjiten aksionit për gjetjen e Egzona Feratit, të humbur para një jave, shkruan Botapress.
Egzona Ferati, 26 vjecarja nga kjo komunë është zhdukur para një jave dhe policia është në kërkim të fatit të saj. Por për të kërkuar Egzonën, nesër do të angazhohen edhe banorët e Istogut.
Për më shumë ja postimi i Hamëz Jasharit në Facebook;
Në emrin tim dhe të Komunës së Skenderajt, shprehi shqetësimin tim në lidhje me zhdukjen tash e sa ditë të qytetares së Skenderajt, Egzona Islami.

Nesër qytetarë të vullnetit të mirë kanë organizuar kërkim masiv për gjetjen e saj, andaj kërkoj nga të gjithë ata që kanë mundësi, t’i bashkangjiten këtij kërkimi.

Njëkohësisht bëjë apel tek të gjitha ata që kanë informacione që lidhen me zhdukjen apo vendndodhjen e saj, të njoftojnë organet kompetente.

Uroj që Egzona të gjindet sa më shpejtë, shëndosh e mirë!

Menu Title