.
×

Berlusconi: Ma ktheni Milanin, do ta bëjë sërish të madh



Silvio Berlusconi ka thënë se Milani mund të rikthehet sërish në majat e futbollit, por vetëm nëse ai e merr sërish drejtimin e klubit, derisa ka thumbuar edhe Ivan Gazidisin.

Ish-presidentit iu kërkuar që ta komentonte punën e drejtorit gjeneral të Rossonerëve dhe për vendimin që ta marrë Stefano Piolin si trajnerin e tyre.“Janë disa fjalë që disa persona thonë se klubi ishte afër falimentimit, por ato gjëra nuk duhet thënë, sidomos nga një person që ecën nëpër toalet dhe mbyll derën së pari”, ka thënë Berlusconi për TeleLombardia.
“Ajo se çfarë duhet të bëjmë për ta kthyer Milanin sërish në majat e futbollit është e vështirë, por edhe e arritshme: I jepni klubin sërish Silvio Berlusconit”, ka thënë më tej ish-kreu i skuadrës italiane.Milani është aktualisht në krizë të rezultateve, derisa u larguan nga Liga e Evropës për t’i shpëtuar dënimit të UEFA-s për shkak të shkeljes së rregullit financiar. /Telegrafi/