.
×

“Cak është Haradinaj”, në Serbi thonë se Specialja synon ngritjen e aktakuzave sa më shpejtë të jetë e mundur



 

Dhomat e Specializuara të Prokurorisë në Hagë e kanë me ngut ngritjen e aktakuzave të para.

Ky është pretendimi që po ngritet në Serbi, nga kryetari i Komitetit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun, shkruan lajmi.net.Ai për mediat serbe thotë se ka informacion se Specialja ka ardhur në fund të hetimeve për raste të caktuara, dhe se ngritja e aktakuzave është punë me ngut nga prokurorët e Hagës.

“Nga informacionet që kemi ne, Ramush Haradinaj dhe klani i tij janë prioritet i Prokurorisë së Specializuar, shtuar faktin që ai nuk ka më asnjë funksion në insitucione”, ka thënë ai.Burimet kanë treguar se një numri të personave, të ftuar për intervistim në cilësinë e të dyshuarit, u janë marrë edhe pasaportat, në mënyrë që të njëjtit mos të kenë mundësi të dalin jashtë shtetit.

Të njëjtat burime kanë treguar se hetuesit e Speciales, kanë udhëtuar vetë nëpër destinacione të ndryshme dhe në lokacionet e të intervistuarve më parë, nga ku edhe i kanë marrë pasaportat.