28 Nëntori-Dita e Flamurit – festa që i bashkon shqiptarët anë e mbanë botës! 

    Më 28 Nëntor, të gjithë shqiptarët, në trojet e tyre dhe kudo që jetojnë e punojnë nëpër botë kremtojnë me krenari dhe emocion, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Festës së Flamurit ju shtua madhështia edhe më shumë me programin artistik që shoqata Dardania  në qytetin e Borås të Suedisë e kishte organizuar për bashkëkombasit e sajë me 25 Nëntor 2023. Programi kulturor, u hap nga prezantuesja Anxhela Ziso, i cili filloi me Himnin e flamurit  e më pas me Himnin e Suedise kënduar nga të gjithë  pjesëmarrësit. Ne sallë ishin rreth 450 të pranishem ku me duartrokitjet e tyre i dhanë edhe më shumë hare programit. Antari i shoqates Dardania rapsodi Dervish Kuqi këndoi “Porosia e Skenderbeut”  Me pas vazhdoi me pikat e larmishme dhe koncept atëdhedashës përgatitur nga femijët  të udhëhequr nga mësimdhënësit e shoqates të cilët ishin elementet kyqe të këtij programi. Femijët edhe këtë herë pasqyruan me shumë dinjitet kulturën tradicionale shqiptare, luftën e paqes dhe heronjët kombëtar. Kjo u bë përmes artit të këndimit, recitalit dhe valleve popullore. Programin kulturor e vazhdoi aktori nga Kosova Bedri Bedi Selmani në rolin e Ismail Qemalit. Po kush ishte Ismail Qemali? Ai mban titullin hero i kombit shqipëtar dhe ishte autori kryesor i Deklaratës së Pavarësisë dhe më pas shërbeu si Kryeministër i parë dhe Ministër i Jashtëm i Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë nga 1912 deri në 1914…dhe me gjatë na tregoi në performacen e tij aktori B.Selmani. Fjalen me pas e mori nenkryetarja e shoqates Syzana Haziraj ku mbajti një fjalim të shkurter në këtë ditë te shenuar. Në pamundesi për të qenë I pranishem kryetari i shoqates, Muharrem Binaku dergoi një mesazh për të gjithë duke uruar festen e 28-Nentorit, Diten e Flamurit. Por, ketij organizimi kulturor nuk mund ti mungonin dhe artisti Remi Jakupi dhe muzikanti Armend Hajra. Gjithashtu enkas për festen performoi edhe Lejdina Hajra. Falenderojmë Sadije Hasani, Shadie Grxhaliu, Liridona Hasani, Marigo Grxhaliu per përkushtimin, angazhimin dhe kohen që e kalojnë dukei  përgaditur fëmijët që tradita dhe kultura jonë shqiptare të vazhdoj brez pas brezi. Nuk duhen harruar anëtaret e shoqates që kontribuan që cdo gjë te shkoj mirë dhe ata janë: Lirije Kadriu, Rabisa Haradini, Hysen Aliu, Abdulla Grxhaliu, Fatmir Bajramaj, Vjollca Gjinkolla Nord, Albertina Hyseni, Aleksander Ziso, Myhedin Salihu (Shpici), Syzana Keqekolla, Ylber Haziraj. Tradita vazhdon dhe pse larg atdheut falë organizimit dhe angazhimit nga shoqata ”Dardania IF” e cila punon dhe vepron në Boras (Borås) të Suedisë dhe mbahet gjallë nga shqiptarët mërgimtarë me vite të tëra. Anxhela ZisoBORÅS , SUEDI ShoqaqatashqiptareDardania27/11-2023  

më shumë
Page 4 of 63 1 3 4 5 63