[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

KULTURË

Botohet kalvari i vuajtjeve fë familjes së Mons. Dr. Zef Oroshit në komunizem

Leonora Laçi – Shkoder Botohet libri “Një jetë i përgjuar” Dosja e Sigurimit të mons. dr. Zef Oroshit nga  Shtëpia Botuese Volaj, Shkodër. Në “Dy fjalë për lexuesin”,  përgatitësi dhe botuesi i këtij  botimi, biografi i monsinjor Oroshit,  publicisti Tomë Mrijaj shkruan mes të tjerash:-“ Sa  më e madhe lufta kundër tij, shpifjet kundër tij, aq më shumë i shtohej zelli monsinjorit, që në  predikim t’i hapte sytë komunitetit shqiptar, se çfarë po ndodhte në Shqipërinë bunkier dhe t’i  tregonte botës dhe amerikanëve për gënjeshtrat komuniste. Me interes janë edhe letërkëmbimet  me familjen e tij, letrat që censuroheshin, studioheshin e kontrolloheshin imtësisht nga Sigurimi i  shtetit komunist në Shqipëri. Janë botuar disa libra, për veprimtarinë e monsinjor Oroshit, por  botimi i Dosjes së tij, me titullin: “Një jetë i përgjuar”, është si qershia mbi tortë dhe vetëm sa e  lartëson atë dhe aktivitetin e tij të gjërë.  Çdo gur, që është hedhur mbi personalitetin e tij, ka  formuar një kështjellë monumentale, që nuk mund të rrëzohet dot.  Monsinjor Zef Oroshi, është  bërë i pavdekshëm në zemrat e besimtarëve, në historinë kombëtare, në historinë e mërgatës  shqiptare të mes shekullit XX, ku, fillesat e katoliçizmit mes shqiptarëve në SHBA mbajnë emrin  e tij.”  Pjesë e librit është dhe ky artikull i imi të cilin po e botoj të plotë për të njohur më mirë  kalvarin e vuajtjes së familjes së mons.dr. Zef Oroshit (Çokut) përgjatë periudhës së komunizmit.      Historia e popullit shqiptar sikurse na mëson nëna histori, vazhdimisht është e mbushur më  shumë ngjarje dhe episode të rëndsishme historike, të cilat dora dorës po zbardhen, nën dritën e  rishkrimit të historisë, e cila fatkeqsisht deri tani ka qenë e mbushur me shumë doza të mëdha  propagande fallco ideologjike komuniste, sesa me fakte origjinale dhe argumente reale historike.  Si shumë familje të tjera shqiptare në shtetin burg të regjimit bolshevik komunist, në  Shqipërinë e diktatorit Enver Hoxha edhe rrethi i afërt familjar i prelatit shqiptaro amerikan  mons. dr. Zef Oroshit, nuk i shpëtoi morsës shtrydhëse të regjimit të egër socialkomunist, duke  filluar fillimisht me përhapjen e lajmeve të rreme, presione psikologjike, qysh kur ai ishte …

Menu Title