[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

OPINIONE

Saim Tahiraj: Na zhgënjeve Vjosë! 

      Posa u njoftuam mbrëmë në KTV se do jetë në intervistë Vjosa Osmani, Nënkryetare e LDK-së  dhe Kryetare e Kuvendit të Kosovës, me padurim e pritem kohen se kur do fillonte intervista. Kjo  kurreshtje ishte për dy arsye: e para, se ajo është funksionare e lartë e partisë e cila kishte edhe  qendrime të kundërta me të gjitha strukturat e LDK-së, dhe e dyta, sepse një kohë kogja të gjatë  për momentumin politik, kishte heshtur.   Kur filloj emisioni, më bëri përshtypje negative që në fillim se, pse bash në KTV dhe me këta  gazetarë të cilët janë bërë mbështetësit kryesorë të propagandës majtiste të VV-së? Mgjithatë  edhe kjo kaloj, sepse, për mua, më me rëndësi ishte se çka po thot Vjosa. Që nga fillimi i  intervistës e deri në fundë, shpesh fshija sytë dhe shiqoja me habi, se a është metëvërtetë kjo  Osmani?   Përgjigjëja ishte se në ekran ishte vet Vjosa, dhe e tër intervista e sajë ishte sikur po flet një  funksionare e lartë e me kompetencë e VV-së. Të gjitha ato akuza, në drejtim të strukturave të  LDK-së, përmes KTV-së, kësaj kuzhine propaganduese te VV- së, logjika e shëndoshë nuk mundë  ta kuptoj si e pse? Nënkryetarja e LDK-së këto kritika të cilat, edhe nëse jenë reale, nuk paska  mundësi ti paraqes në organet më të larta të partisë sonë por ka zgjedhur këtë kuzhinë  propaganduese kundër vet shtëpisë sonë të përbashkët, LDK-së. Pse e zgjodhe këtë formë dhe  këtë vend komunikimi asisojë? Në tër intervisten tuaj tek ju zonjë, nuk e pave të arsyeshme as  edhe më të voglen kritikë për veprimet e sharlatanit Kurti si kryeminister tashmë në detyrë. Nuk  reagove për shkarkimin e ministrit Veliu, nënkryetarit të LDK-së. I kuptojmë raportet tuaja  përsonale me Veliun, por nuk guxojnë të preken ato raporte institucionale për egon tënde  private. Nuk i kuptove, se ato janë më të rëndësishme se sa interesi i LDK-së, që si parti, shpesh  herë ra viktimë e përkohshme për interesin e shtetit.   Si nuk reagove, se me këtë shkarkim u shkel ashpër marrveshja në mesë dy partive? U keqpërdor  LDK-ja dhe se autoriteti i partisë është më i lartë se inatet e juaja të çfardo lloji. Nëse nuk  reagove për Veliun, atëherë pse nuk e bëre këtë për Zëvendës Kryeministrin Hoti. Apo nuk do ta  bësh edhe nëse shkarkohet e tër partija një nga një. Vjosë e nderuar, ti duheshe të reagoje për  LDK -në  e para dhe ta mbroje autoritetin e saj! Nuk reagove as atëherë kur monarku i fundit e  shkeli kushtetuten, dhe ti heshte si eksperte e kësaj fushe! Si nuk reagove kur sapo filluan të …

Menu Title