[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Çka po ndodh: 131 viktima nga COVID-19 për 25 ditë në Kosovë



 

Nga 1 janari deri sot, 131 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e virusit COVID-19 në Kosovë, raporton Gazeta Botapress.

Që nga paraqitja e rasteve të para të infektuara me COVID-19, deri tani 1 mijë e 466 kanë vdekur si pasojë e këtij virusi. Derisa numri i viktimave nga ky virus është rritur, së fundmi është rritur edhe numri i të hospitalizuarve.

131 persona kanë vdekur si pasojë e virusit COVID-19 nga 1 janari i këtij viti e deri tani.

Më 1 janar, 1 person i moshës 76 vjeçare ka vdekur si pasojë e COVID-19, më 2 dhe 3 janar janë regjistruar nga 4 viktima; më 4 janar janë regjistruar 7 viktima; më 5 janar 4 viktima, më 6 janar, 2 viktima; më 7 janar janë regjistruar 6 viktima; më 8 janar, 5 viktima; më 9 janar janë regjistruar 7 viktima; më 10 janar u raportuan 2 viktima; më 11 janar u raportuan 6 viktima; më 12 janar ishin 4 viktima; më 13 janar u regjistrua 1 viktimë; më 14 janar 4 viktima; më 15 janar 7 viktima; më 16 janar, 6 viktima, më 17 janar 5 viktima; më 18 janar u regjistrua 1 viktimë; më 19 janar u regjistruan 9 viktima; më 20 janar u regjistruan 6 viktima; më 21 janar u regjistruan 7 viktima; më 22 janar u shënuan më së shumti viktima për këtë muaj, gjithsej 14; më 23 janar u regjistruan 3 raste të vdekjes; më 24 janar janë regjistruar 6 raste të vdekjes, ndërsa sot janë regjistruar 10 viktima.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri i rasteve pozitive me COVID-19 ka shkuar në 58 mijë e 399, derisa 1 mijë e 466 kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

Së fundmi, në institucionet publike shëndetësore në vend është rritur edhe numri i të hospitalizuarve.

Në raportin që Express ka siguruar nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës, thuhet se vetëm gjatë ditës së sotme në institucionet publike shëndetësore në vend janë të shtrirë 555 pacientë, 383 prej të cilëve janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

9 nga këta pacientë janë në respiratorë, 17 në ventilim mekanik joinvaziv dhe 381 me oksigjen.

Vetëm në 5 nga klinikat e QKUK’së ku po trajtohen pacientët me COVID-19 janë të shtrirë 213 pacientë. 102 prej pacientëve janë të shtrirë në Klinikën Infektive.

Ndërsa, në spitalet rajonale në vend janë të shtrirë 342 pacientë.

Në spitalin e Prizrenit janë të shtrirë 120 pacientë, në Spitalin e Gjakovës 62, në Spitalin e Pejës 58 pacientë, në Spitalin e Gjilanit 34 në Spitalin e Vushtrrisë 16, në Spitalin e Mitrovicës 12, në Spitalin e Ferizajit 40.

Numër më i ulët i të hospitalizuarve ishte në fillim të këtij viti.

Më 6 janar në Klinikën Infektive ishin të shtrirë 88 pacientë, në Spitalin e Prizrenit ishin të shtrirë 74 pacientë, në Spitalin e Gjakovës 55 pacientë, në Spitalin e Pejës 69 pacientë, në Spitalin e Gjilanit 33 pacientë, në Spitalin e Vushtrrisë 22 pacientë, në Spitalin e Mitrovicës 23 pacientë ndërsa në Spitalin e Ferizajit 28.

Gjithsej në këtë ditë në institucionet publike shëndetësore në vend ishin të shtrirë 524 pacientë.

Se është rritur numri i pacientëve të hospitalizuar është bërë e ditur për Express nga disa prej spitaleve rajonale. Nga këto spitale është thënë se kohëve të fundit është rritur numri i pacientëve por që situata nuk është e rëndë.

Ndërsa, edhe nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli ka thënë për gazetën se është parë një rritje e rasteve ditëve të fundit.

Ai ka thënë se një pjesë e pacientëve janë duke marrë trajtim në spital ndërsa një pjesë janë lëshuar në shtëpi.

“Gjendja është e menaxhueshm. Në ditët e fundit është parë një rritje e rasteve por prapë gjendja është e menaxhueshme”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë që së fundmi në botë ka filluar të përhapet edhe një variant i ri i COVID-19 i cili vlerësohet të jetë për 70 për qind më i transmetueshëm.

Ndonëse Kosova nuk mund të detektoj rastet e infektuara nëse janë me këtë variant, nga vendi janë dërguar 30 mostra në Berlin.

Infektologët në vend thonë se është e pamundur që ky variant i ri të mos përhapet edhe në vend./Botapress/

Menu Title