.
×

Dafina në sherr me komentuesit për foton e pahijshme me fëmijët



Dafina Zeqiri ka postuar një fotografi ku shihet në mesin e shumë fëmijëve të cilët kanë të ngritur gishtin e mesëm. Këngëtarja Dafina Zeqiri edhe një herë është kapur me komentuesit në rrjete sociale.

Ajo gjatë ditës së djeshme ka postuar disa fotografi ku shihet në mesin e shumë fëmijëve, të cilët ajo i quan fansa të saj.

Ndërsa fotoja e parë është një foto normale ku të gjithë shihen të qeshur, fotoja e dytë ka shkaktuar shumë komente.

Në këtë foto Dafina shihet me po të njëjtin grup të fëmijëve, ndërsa ata pozojnë të gjithë duke shfaqur gisht e mesit.

Dafina shkruan se ata janë përkrahës të saj kështu edhe ajo i përkrah ata, duke iu referuar të rinjëve.

Mirëpo, një nga komentuesit iu është referuar gjestit të pahijshëm që Dafina i ka shtyrë fëmijët të bëjnë.

“Ti po i mëson gjëra shumë të mira”, i shkruan komentuesja me ironi.

Ndërsa Dafina nuk ka vonuar për t’i kthyer: “Ju po i mësoni më të vegjëlit të bëjnë me gisht para se t’i mësoni të thonë fjalët e para”.