.
×

Dalin rezultatet, a u bë deputet nipi i Adem Grabovcit



Kandidati për deputet nga PDK-ja, Valon Grabovci, njëherit nip i Adem Grabovcit nuk ka arritur të marrë besimin për të hyrë në Kuvend.

Grabovci në zgjedhjet e 6 tetorit ka marrë vetëm 4,849 vota, të pa mjaftueshme për t’u bërë deputet.Valon Grabovci në maj të vitit 2019 e kishte vendosur nënshkrimin mbi një kontratë në vlerë 1.9 milion euro, si pronar i kompanisë “Zenith Group”.

Kjo ishte vetëm njëra nga 12 kontratat që dy bizneset e tij kanë fituar nëpërmes tenderëve gjatë 12 muajve të fundit nga institucionet e Kosovës.Këto kontrata kapin vlerën e rreth 4.5 milionë euro. Kurse, vetëm Zenith Group, që ishte regjistruar në gusht të vitit 2018 si biznes, ka arritur të fitojë 9 kontrata në vlerë prej 3.3 milionë euro nga institucionet e Kosovës.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.Sipas rezultateve të KQZ-së, Partia Demokratike e Kosovës ka ketë 25 vende.