.
×

Deklarohen nga LVV e LDK: Tregojnë kur do të takohen, Nismën s’e duan në Qeveri



Botapress, 19 Nentor-Konkretizimi i marrëveshjes për bashkëqeverisje ndërmjet LVV-së dhe LDK-së duket se do të marrë më shumë kohë.Megjithëse grupet punuese të angazhuara nga këto dy subjekte politike tashmë kanë përfunduar punën e tyre, në hartimin e programit qeverisës, në partinë që e drejton Isa Mustafa, LDK janë në pritje të certifikimit të rezultatit zgjedhor.

Zëdhënësi për media i Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka në një prononcim për “Gazeta Blic” ka theksuar se ende nuk është caktuar një date se kur do të takohen liderët e dy partive por pritet të ndodhë shpejt.

Ai ka sqaruar se nuk ka patur asnjë refuzim për bisedime nga ana e LDK-së dhe se bashkpunimi po shkon mirë.“Ende nuk është caktuar ndonjë datë për takimin e liderëve, por sigurisht se ajo do të ndodhë, nuk ka pasur asnjë refuzim dhe se bashkëpunimi është në nivel shumë të mirë. Për mendimin tonë takimet mund të bëhen edhe para certifikimit, por sido që të jetë pas harmonizimit në masë të madhe të programit, hapi tjetër është ai i takimit të kryetarëve të subjekteve për t’i dhënë edhe shtytjen e fundit koalicionit VV-LDK”, tha ai.I pyetur për përfshirjen e Nismës në Qeveri ai thekson qartë se pozita e djeshme duhet të jetë në opozitë.

“Sa i përket subjekteve tjera për përfshirje në koalcion edhe dje kemi theksuar që zgjedhjet e 6 tetorit janë mesazh i qartë: populli ka votuar për ndryshim dhe se pozita e deri djeshme duhet të kalojë në opozitë”, deklaroi ManxhukaEdhe zëdhënësi për media i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, ka thënë për “Gazeta Blic” se pasi të certifikohen rezultatet nga KQZ-së do të ketë një takim mes liderve të LDK dhe LVV.

“Pasi të çertifikohen rezulatet nga KQZ-së, që sipas të gjitha gjasave do të ndodhë nga mesi i javës tjetër, brenda pak ditësh do të kemi edhe takimin e radhës. Ne jemi pajtuar që takimin e radhës në nivel të liderve të partive ta kemi pas certifikimit të rezulatateve nga KQZ” tha shkurt Mustafa.Paneliz Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka kthyer në rinumërimin 1472 kuti votimi.Deri tani janë numëruar janë rinumëruar 706 vendvotime apo rreth 50%.Pas përfundimit të rinumërimit të këtyre vendvotimeve KQZ pritet të bëjë çertifikimin e rezulatit zgjedhor.