.
×

Dëshmia që tregon që Kurti dhe Osmani u takuan spontanisht në Kuvend



Një fotografi e kryetarit të VV-së, Albin Kurti dhe nënkryetares së LDK-së, Vjosa Osmani, e shpërndarë nëpër media, bëri jehonë për arsyen e takimit të tyre, ani pse fotografia ishte bërë teksa të dy regjistroheshin si deputetë të Kuvendit.

Kjo ngjalli reagimin edhe të kandidates për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani, e cila sqaroi se gjithçka ishte spontane dhe se me kërkesë të sekretariatit të Kuvendit, ajo shkoi sot në orën 10:00 për tu regjistruar si deputete, njësoj siç e kishte pasur të caktuar edhe vetë Kurti.

Por, në një video të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ku shfaqet Albin Kurti duke u regjistruar si deputet, shihet se takimi mes tij dhe Osmanit ishte krejtësisht i rastësishëm.

Madje, kur Kurti hyri në ambientet e Kuvendit, Vjosa Osmani veçse ishte duke u regjistruar tek punëtorët e administratës.Albin Kurti u afrua dhe u përshëndet me Osmanin, teksa duket se fotografia është bërë në ato momente.

Shikoni videon e plotë:

Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti regjistrohet si deputet i legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti regjistrohet si deputet i legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Publiée par Lëvizja VETËVENDOSJE! sur Vendredi 13 décembre 2019