[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Duheni me m’ngreh zhag për me m’shti mrena”, ish-deputeti kundër masave të paralajmëruara anti-Covid



 

Ish-deputeti Fisnik Ismaili ka thënë se atë duhet ta tërheqin zvarrë përndryshe nuk do të pranojë ta mbyllë biznesin e tij në rast se rivendosen masat kundër Covidit.

“Duheni me m’ngreh zhag për me m’shti mrena”, ka thënë Ismaili. “Nëse dikujt veç i shkon menja qetash me na i mbyll bizneset, me na mbyll nëpër shpija, absolutisht s’kom me u bind”.

Ismaili ka thënë që vetë ai e kishte promovuar kujdesin ndaj Covidit, duke bërë thirrje që të mbyllen brenda dhe t’i marrin masat tjera të nevojshme.

Mirëpo, zemërimi i tij ka ardhur pas tubimeve zgjedhore në kohë të fushatave të partive, ku masat anti-kovid nuk ishin respektuar fare.

“Edhe n’moment qaty dje e ni lajmin që kanë me i shtrëngu prapë masat. Qysh, mas një muji që mledhët turma që nxurrët njerëz?”

“Tash kur s’respektohen rregullat për tubime pse po u dashka me u respektu për të tjerat?”

Ai ritheksoi se e ka ndarë mendjen ta vazhdojë punën pavarësisht vendimit të ri që mund ta marrë qeveria e Kosovës.

“Neve që dojmë me punu, le t’na lajnë me punu”.

Le t’dalin t’i nalin njerëzit që po dalin po shllajfitin pa nevojë”.

Menu Title