.
×

Edhe sa vota i duhen NISMA-AKR për të kaluar pragun



Rezultat i Exit Poll’it për ‘Zgjedhjet 2019’ i cili u publikua në Klan Kosova menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, rezultoi të jetë i saktë.

Fisnik Hoxha, nga ‘BOSHTI’ i cili publikoi rezultatin e saktë të Exit Poll’it ka shpjeguar tek Analiza Zgjedhore rezultatet e zgjedhjeve.

Ai ka treguar se LVV me rezultatet e tanishme do t’i ketë 31 deputetë, LDK 30 deputetë, PDK 25 deputetë, AAK-PSD 14 deputetë dhe deputetë e tjerë që janë të rezervuar për komunitete.

Por, Hoxha është ndalur të tregon për kalimin e pragut të koalicionit NISMA-AKR, e cila për pak vota nuk po mundet të kalon pragun zgjedhor prej 5%.

Më poshtë ju mund ta ndiqni Hoxhën tek shpjegon se sa vota i duhen NISMA-AKR për kalimin e pragut zgjedhor dhe se a kanë vota nga diaspora./gazetametro.net