.
×

Ekskluzive: “Monego” dhe “Iute Credi” hetoheshin edhe nga AKI, dyshoheshin për skemë piramidale dhe shpërlarje parash nga Estonia e Rusia!



Banka Qendror e Kosovës sot ka marrë vendim të mbyll “Iute Credit” dhe “Monego”, të dyja këto institucione mikrofinanciare që veprimtarinë e tyre e kanë zhvilluar në Kosovë.

Edhe pse BQK arsyetim për mbylljen e këtyre dy institucioneve mikrofinanciare ka theksuar se janë normat e interesit shumë të larta dhe mos përmbajtja nga kontratat, Gazeta, merr vesh nga burime brenda Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës se të dy këto dy institucione mikrofinanciare kanë qenë objekt i hetimit për rreth nëntë muaj.Përgjatë kësaj kohe, siç mëson “Gazeta” AKI kishte zbuluar se “Iute Credi” dhe “Monego” dyshoheshin se kishin realizuar skemë piramidale të mashtrimit duke bërë edhe shpërlaje parash nga shteti i Estonisë dhe Rusisë.

“Ka rreth 9 muaj që AKI ka futur nën llupën e saj këto dy institucione mikrofinanciare për të zbuluar veprimtarinë e tyre të dyshimtë, që ka rezultuar edhe me dyshimin për skemë piramidale të mashtrimit dhe shpërlaje të parave nga Estona”, tha shkurtimisht ky burim brenda AKI-së.Sipas kërtyre burimeve, këto institucione mikrofinanciare, tash e sa kohë ishin duke hetuar edhe nga Njësia për Inteligjencë, Financiare e Kosovës.

Këto burime shtojnë se mbylljen e “Iute Credi” dhe “Monego” e ka kërkuar edhe Ambasada Amerikane në Kosovë, për shkak të dyshimit për pastrim parash që kanë ardhur nga Estonia dhe Rusia.

Lajmin për mbylljen e tyre ka bërë të ditur kreu i këtij institucioni Fehmi Mehmeti, përmes një konferencë të jashtëzakonshme për media.“Sot bordi ekzekutiv i BQK-së, ka vendosur që të revokojë regjistrimin dhe të inicioj procedurat e likuidimit për institucionet mikrofinanciare “IuteCredit” dhe “Monego”. Përmes politikës së saj të licencimit BQK në vazhdimësi synon që të ofrojë kushte sa më të mira për qasje në financa në Kosovë, duke mundësuar operimin e tregut financiar vetëm institucioneve financiare që i kontribuojnë stabiliteti dhe zhvillimit financiar. Mbi këtë bazë BQK kishte licencuar edhe këto dy institucionet e lartpërmendura, të cilat përmes dokumentacionit që kishin aplikuar kishin ofruar planet e tyre sesi planifikojnë ta zhvillojnë veprimtarinë e tyre në Kosovës”, ka thënë Mehmeti.

Ai ka shtuar se gjatë operimit në tregun tonë, këto dy institucione mikrofinanciare aplikuan normë të lartë të interesit në kredi, duke dalë kështu jashtë planit që kishin paraparë.“Gjatë këtyre viteve të operimit në tregun tonë këto institucione kanë devijuar nga planet e tyre të biznesit në bazë të të cilave kishin marrë licencën e operimit në Kosovë, duke i sjellë tregut diçka tjetër nga ajo që kishin premtuar.

Devijimi më shqetësues i tyre është norma e interesit që këto institucione e kanë aplikuar në kredi, të cila kanë rezultuar të jenë shumëfish më të larta në krahasim me normat që këto institucione kishin paraparë në dokumentacion ku kanë aplikuar për tu regjistruar si institucione mikrofinanciare në Kosovë.Normat e interesit që kanë aplikuar këto institucione janë jashtë çdo standardi”, u shpreh Mehmeti.