[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Erdhi vjeshta: Ditëve të nxehta ju erdhi fundi, nga kjo ditë fillon shiu



Një turbullirë nga Italia gradualisht po shtrihet mbi rajonin tonë. Në ditët në vijim parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vransira dhe diell. Vende-vende priten mundësi edhe për reshje lokale shiu me bubullimë. Ditën e mërkurë pritet të fryj erë me hove deri në 15m/s.

Nga dita e premte një ciklon i fuqishëm që do të zhvillohet në gjirin e Gjenovës mbi Italinë veriore, do të depërtojë mbi rajonin tonë në fundjavë, ku pritet të sjell reshje më të konsiderueshme shiu. Me kalimin e këtij cikloni mbi vendin tonë do të shtrihen masa të ftohta ajrore nga Atlantiku verior, të cilat zbresin temperaturat ndjeshëm edhe nën vlera mesatare.

23.9.2020 -Jo shumë ngrohtë, kryesisht me vransira. Vende-vende priten mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë. Temperaturat në vise të ulëta 13C deri 26C, e në vise malore 10 deri 17C. Do të fryj erë e mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 5-10m/s, me hove edhe deri në 15m/s. Indeksi UV: 4.

24.09.2020 – Vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Paradite dhe pasdites mundësi për reshje lokale shiu, vende-vende edhe me bubullimë. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 13C deri 27C, e në vise malore 9C deri 17C. Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 4-10m/s. Indeksi UV: 5.

Menu Title