[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Erdogan, telefonatë të përbashkët me Macronin dhe Merkelin – mësohen detajet e bisedës



Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi bisedë telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel. Në bisedën e përbashkët telefonike, Erdogan shprehu ngushëllime për viktimat e sulmit racist në qytetin gjerman Hanau, duke dënuar sulme të tilla, të motivuara nga ksenofobia, racizmi dhe islamofobia.

Ai gjithashtu theksoi se është e nevojshme të ndalohet agresiviteti i forcave të regjimit sirian dhe aleatëve të tij dhe t’u ofrohet mbështetje e fuqishme në parandalimin e krizës humanitare.

Erdogan shtoi se nevojitet bashkëpunim, në mënyrë që në Libi të vendoset paqja, stabiliteti dhe mirëqenia.

Menu Title