Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pasi i është djegur vetura sonte rreth orës 18:30 në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, ai tha se para se vetura të merrte flakë, kishte arritur të dilte nga automjeti.
” Sonte rreth orës 18:30 më është djegur vetura duke e vozitur, për fat të mirë para se të merr flakë dola nga automjeti.I falenderoj policinë dhe zjarrfikësit për ndërhyrjen”, ka shkruar Bajqinovci.
Sonte rreth orës 18:30 më është djegur vetura dhe kjo ka ndodhur menjëherë pas ndezjes,për fat të mirë para se të merr flakë automjeti, kam arritur të dal. I falenderoj policinë dhe zjarrfikësit për ndërhyrjen.