.
×

Flora “rehaton” Bllokun



Liderët e Bllokut, më konkretisht kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se ende nuk ka marrë ftesë për seancën konstituive të 2 tetorit, por kryesuesja Flora Brovina ka një përgjigje për këtë.

Kjo e fundit në një prononcim për Indeksonline ka konfirmuar se, kërkesa për seancën e së enjtes i është dërguar sekretariatit të Kuvendit dhe që sot është mundësia t’i dërgohen ftesat deputetëve.

“Është lajmëruar Sekretaria dhe ftesat nuk dërgohen shumë përpara, pikërisht sekretari e ka të nënshkruar këtë kërkesë. Besoj që brenda ditës, por me siguri se sot ua dërgon deputetëve”, ka thënë Brovina.

Ndryshe, në seancën paraprake, Partia Demokratike e Kosovës nuk ka arritur të zgjedh për kryetar të Kuvendit, Arsim Bajramin.