[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Fotografi e shëmtuar nga Prishtina: Mbeturinat hidhen mbi telat e rrymës



Një fotografi e shëmtuar është publikuar nga rruga ”Tringë Smajli” në Prishtinë,  ku mbeturinat janë vendosur mbi telat që e përçojnë energjinë elektrike.

Në faqen e Facebook’ut ”Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë”, është publikuar një fotografi e tmerrshme, ku edhe tregohet edukata e munguar e qytetarëve.Mbi telat që e përçojnë rrymën elektrike në rrugë ”Tringë Smajli”, janë hedhur disa qese me mbeturina.

Ato po qëndrojnë varur mbi tela dhe përveç që mund të i bien ndokujt mbi kokë, ato mund edhe t’i bashkojnë telat e më pas të ketë shkëndija të zjarrit.

Nuk dihet se kush i ka gjuajtur këto qese me mbeturina, vetëm se një veprim i tillë është kritikuar shumë nga qytetarët.

Kujtojmë se hedhja e mbeturinave në vende publike, e sidomos në vende ku përveç ndotjes shkaktohet edhe rrezik, është e dënueshme me ligj.

Menu Title