[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Fshati shqiptar që ka vetëm burra, prej tri dekadash nuk kanë marrë nuse



Në shoqërinë shqiptare shkuesia ka qenë protagonisti kryesor që bekonte martesat, sot interneti i ka ndryshuar njohjet. Megjithatë në fshatin Mushnik të Rrogozhinës ende është e vështirë të gjesh grua, ndaj sot kemi vendosur t’ju prezantojmë me djemtë e këtij fshati që janë në kërkim të dashurisë së vërtetë.

Zeqir Topi, është 50 vjeç ai thotë se të gjitha vajzat që ka njohur e kanë refuzuar pasi fshati nuk ka rrugë të shtruar me asfalt. Fshati Mushnik është vetëm 5 km larg nga fshati Gërmenj i cili i gjithë është i shtruar me asfalt. Banorët e zonës thonë se rruga e pashtruar mund të shërojë zemrat e vetmuara të beqarëve.

Në ketë fshat banojnë 15 familje, të gjithë kanë ikur nga këtu prej mungesës rrugës. Nëse doni të njihni njërin nga djemtë e urtë dhe punëtor të Mushnikut ju lutëm kontaktoni në adresën tonë.

Menu Title