.
×

Ftesa nga Gjykata Speciale arsye e dorëheqjes së Shpend Maxhunit nga AKI-ja?



Burime të Gazetës bëjnë me dije se Shpend Maxhuni është larguar nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës për shkak të ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ftesa ndaj Maxhunit s’ka të bëjë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës , por siç merr vesh Gazeta atje është thirrur për shkak të rrjedhjes së informacioneve të ndjeshme nga AKI që ndërlidhen me Specialen. Maxhuni është larguar nga AKI një ditë para se kreu i PDK’së Kadri Veseli të bëjë publike ftesën nga Tribunali.Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, të mërkurën ka dhënë dorëheqje nga posti i shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.Dorëheqjen e tij nga pozita e shefit të AKI-së, Maxhuni, ia kishte dorëzuar kryeministrit në detyrë , megjithatë në njoftimin e djeshëm të Haradinajt nuk ishte specifikuar arsyeja e dorëheqjes.

Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se Shpend Maxhuni ka dhënë dorëheqje pasi ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për rrjedhje të informatave që ndërlidhen me fushëveprimin e kësaj gjykate.Për të konfirmuar një gjë të tillë Express gjatë ditës ka provuar që ta telefonojë Maxhunin megjithatë telefoni i tij nuk ka qenë në dispozicion.Duke parë këtë gazeta ka drejtuar edhe pyetje në adresën zyrtare të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, por nuk është kthyer ndonjë përgjigje.