[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gjendet pa shenja jete një 39-vjeçare në Prishtinë



Botapress 26 Shkurt – Sot në Prishtinë është gjetur një trup i pajetë në një shtëpi.Sipas policisë, bëhet fjalë për një femër të moshës 39 vjeçare.Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti,

“Sot rreth orës 15:00, policia ka marrë informatën se në rrugën “Demë Ahmeti”, në Prishtinë, saktësisht në një shtëpi, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes me ç’rast ka hasur viktimën femër M.I 39 vjeç, e cila ishte pa shenja jete”, ka thënë Ahmeti për GazetaBlic.Tutje ajo ka shtuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor.

“Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohe që njësitet policore janë duke u ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme ne përpjekje për te ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat ne te cilat ka ndodhur ky rast i cili është cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Ahmeti./gazetablic

Menu Title